Një 14-vjeçar është zhdukur në Tiranë prej datës 13 shkurt dhe familja e tij po kalon ditë të vështira ankthi. I mituri është parë për herë të fundit në zonën e Xhamllikut, pranë dyqanit të fruta-perimeve ku punonte, dhe që nga ai moment nuk është kthyer më në banesë.
Sipas familjarëve, rasti është denoncuar dhe në polici, por deri më tani nuk ka asnjë informacion mbi vendndodhjen e të miturit.
Ata kërkojnë edhe ndihmën e qytetarëve, me shpresën se dikush mund ta ketë parë apo të ketë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij.
Babai i 14-vjeçarit ka vënë në dispozicion numrin e telefonit +355 68 374 1350 dhe kërkon që kushdo që ka dijeni për vendndodhjen e djalit të kontaktojë menjëherë. Çdo informacion, sado i vogël të duket, mund të jetë i rëndësishëm.
Nëse e keni parë këtë të mitur apo keni dijeni për lëvizjet e tij pas datës 13 shkurt, njoftoni familjen ose policinë. Koha është thelbësore në raste të tilla dhe bashkëpunimi i qytetarëve mund të bëjë diferencën.