Një situatë e pazakontë është regjistruar sot në zonën bregdetare të Orikumit, ku batica detare ka ngritur dallgët mbi 1,5 metër, duke shkaktuar përmbytje në disa segmente pranë vijës bregdetare.
Sipas raportimeve nga banorët, uji ka depërtuar në rrugët përgjatë shëtitores dhe në disa ambiente biznesesh pranë detit. Dallgët e forta, të shoqëruara me erë intensive, kanë rritur nivelin e detit duke vështirësuar qarkullimin dhe duke krijuar rrezik për mjetet e parkuara pranë bregut.
Zona e prekur më së shumti është segmenti i shëtitores dhe hapësirat përreth, ku uji ka mbuluar përkohësisht sipërfaqe të konsiderueshme.