Tiranë: Zhduket 68-vjeçari me demencë, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 15.02.2026, 21:11

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të kërkuar ndihmë në gjetjen e një familjari të zhdukur në Tiranë.

Bëhet fjalë për 68-vjeçarin Ahmet Shahollari, i cili ka humbur në zonën Kinostudio–Fresk. Sipas familjarëve, ai ka disa orë që nuk është kthyer në banesë dhe po kërkohet intensivisht në zonë.

Sipas familjarëve, 68-vjeçari vuan nga demenca, çka e bën situatën edhe më shqetësuese.

Në momentin e zhdukjes, Ahmet Shahollari ka qenë i veshur me të njëjtat rroba që mban veshur në foto dhe ka një xhup jeshil ushtarak.

Familjarët apelojnë që kushdo që mund ta ketë parë ose ka informacion mbi vendndodhjen e tij, të kontaktojë urgjentisht në numrin: +355 69 529 1737.

Çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë vendimtar për ta kthyer sa më parë pranë familjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit