Tragjedi në Librazhd: 23-vjeçari humb jetën teksa po riparonte makinën e tij

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 15.02.2026, 17:35

Një aksident fatal i ka marrë jetën një të riu në Librazhd pasditen e sotme.

Viktima, rreth 23-vjeç, u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk arriti dot t'u mbijetonte plagëve të marra.

Sipas të dhënave të para nga policia, ngjarja ndodhi në ambientet e një servisi në pronësi të shtetasit I. P.

Dyshohet se i riu po punonte për riparimin e automjetit të tij në momentin kur ndodhi incidenti i rëndë.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë të kësaj ngjarjeje tragjike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit