Rëndohet trafiku në aksin Librazhd–Elbasan, varg kilometrik mjetesh drejt Tiranës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.02.2026, 16:59

Qarkullimi në aksin rrugor Librazhd–Elbasan është rënduar ndjeshëm pasditen e kësaj të diele, duke krijuar varg të gjatë automjetesh dhe vonesa për qindra drejtues që udhëtonin drejt Tiranës.

Në disa segmente, lëvizja është zhvilluar me ritme shumë të ulëta, ndërsa në momente të caktuara janë shënuar edhe ndalesa të përkohshme, duke e bërë udhëtimin më të vështirë për qytetarët që po rikthehen në kryeqytet pas fundjavës.

Sipas qytetarëve në terren, trafiku i dendur lidhet kryesisht me fluksin e lartë të automjeteve që kthehen drejt Tiranës por edhe gjendjes së amortizuar të këtij aksi i cili përdoret gjerësisht nga pushuesit dhe qytetarët që frekuentojnë zonat turistike të juglindjes dhe jugut të vendit, çka sjell ngarkesë të konsiderueshme në orët e kthimit.

Segmentet e ngushta, hyrje-daljet si dhe ndërthurja e mjeteve të tonazhit të rëndë me automjetet e vogla kanë ndikuar gjithashtu në ngadalësimin e qarkullimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit