Një banor i zonës së Alliasit ka denoncuar një rast parkimi të paligjshëm në rrugën “Vedat Kokona”, ku një makinë private me targa policie ka zënë hapësirën e trotuarit. Sipas qytetarit, automjeti ishte parkuar në mënyrë të tillë që pengonte lëvizjen e këmbësorëve, duke i detyruar ata të kalojnë në rrugë, mes automjeteve.