Vrasja e 25-vjeçarit shqiptar në Piza, arrestohet bashkëkombasi i tij

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14.02.2026, 19:06

Është arrestuar autori i dyshuar për vrasjen e 25-vjeçarit shqiptar në provincën e Pizës. Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane, të cilat raportojnë se i ndaluari u kap në zonën e Arezzos, në segmentin e autostradës A1.

Sipas raportimeve, i arrestuari është bashkëkombas i viktimës. Ai është bllokuar nga patrullat e policisë rrugore teksa po lëvizte me një automjet tip “Range Rover” gri. Burime hetimore bëjnë me dije se ndalimi është kryer pa rezistencë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Montecalvoli, në provincën e Pizës, ku 25-vjeçari Kevin Muharremi u qëllua me armë zjarri teksa ndodhej në makinë me dy miq të tij. Sipas rindërtimit paraprak, ndaj tij është qëlluar nga një automjet tjetër që i është afruar paralelisht. I riu dyshohet se është goditur në qafë dhe ka humbur jetën në vend.

Hetimet po drejtohen nga karabinierët e komandës provinciale, të cilët pas mbledhjes së dëshmive dhe verifikimit të kamerave të sigurisë, kishin shpërndarë menjëherë një njoftim kërkimi për autorin e dyshuar, çka çoi më pas në identifikimin dhe arrestimin e tij.

Kujtojmë që, Kevin Muharremi ishte 25-vjeç dhe punonte si lavazhier makinash në Fucecchio. Ai u qëllua rreth orës 05:00 të mëngjesit në Via della Repubblica, teksa po kthehej në shtëpi pas një nate në një klub nate në Valdera, ku më herët kishte pasur një konflikt me disa persona. Dyshohet se pikërisht ky sherr mund të ketë qenë shkaku i atentatit.

25-vjeçari ndodhej në sediljen e përparme të pasagjerit kur ndaj makinës u hap zjarr, duke e lënë të pajetë para syve të mikut dhe kushëririt të tij. Hetuesit po punojnë për të zbardhur plotësisht motivin e krimit dhe rrethanat që çuan në përplasjen fatale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit