Aksident te Ministria e Drejtësisë: Përplaset motori te rruga “Fortuzi”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 13.02.2026, 21:35

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit. Një motorist është përfshirë në një përplasje pikërisht te kryqëzimi pranë Ministrisë së Drejtësisë, me rrugën "Fortuzi".

Deri më tani, rrethanat e sakta të aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa nuk dihet shkalla e lëndimit të drejtuesit të motorit.

Në vendngjarje kanë mbërritur dëshmitarë të parë, por ende nuk ka një informacion zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të motoristit apo nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë incident.

Për shkak të aksidentit te ky kryqëzim kyç, është krijuar një vështirësi e përkohshme në qarkullimin e mjeteve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit