Rrezikon të mbetet i paralizuar për gjithë jetën, Klevisi 30-vjeçar ka nevojë për ndihmë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.02.2026, 17:41

GOFUNDME

Një apel për ndihmë ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë.

Klevis Myrtezai, është një 30 vjeçar me origjinë nga Skrapari, i cili në janar të këtij viti është përballur me një aksident të rëndë pune në Prishtinë.

I riu, i rritur pa praninë e nënës dhe mes vështirësive ekonomike, si pasojë e rënies së vinçit të punës, ka pësuar thyerje të brinjëve, çarje të mushkërisë dhe dëmtim serioz të shtyllës kurrizore.

Klevisi sot ndodhet i shtruar në spitalin e Traumës, i paaftë për të lëvizur dhe për t’u kujdesur për veten. Gjendja e tij kërkon ndërhyrje të tjera kirurgjikale, trajtime të specializuara dhe terapi të vazhdueshme, të cilat kanë kosto të larta financiare.

Ai kërkon ndihmën e shqiptarëve për këtë moment të vështirë, duke kontribuar sipas mundësive për t’i lehtësuar barrën financiare dhe për t’i dhënë një shpresë për rikuperim.

Apeli i familjarëve:

Klevis Myrtezai, 30 vjeç, është një i ri që jeta nuk e perkedheli kurre… i rritur pa ngrohtësinë e prehrit të nënës, mes sfidave të vazhdueshme të jetës e pamundësisë ekonomike, ai punoi fort për të kaluar çdo sprovë. Nuk kërkoi shumë nga jeta — vetëm një shans të thjeshtë për të ecur përpara dhe për t'ju bërë krah e ndihmë babait të tij. Por papritur një aksident i rëndë ia ndryshoi rrënjësisht jetën...

Thyerje të brinjëve, çarje të mushkërisë dhe një dëmtim serioz i shtyllës kurrizore…

Sot ai përballet me PARALIZIM dhe nuk mund të kujdeset më për veten.

Përveç kësaj, situata është më e rëndë pasi ai ka ende nevojë për ndërhyrje të tjera kirurgjikale, shërbime të veçanta dhe trajtime të vazhdueshme që janë të detyrueshme. Këto të gjitha janë veç një fillim...pasi kur do t'i duhet të dalë nga spitali, ai nuk ka një strehë ku të kthehet…

Le të bëhemi të gjithë bashkë, që tia lehtësojmë sadopak gjendjen Klevisit dhe ti gjendemi pranë me kontributin tonë duke ja zvogëluar peshën financiare që do ti duhet! NJE VEPER BAMIRESIE MUND TE JETE NJE NDRYSHIM I MADH NE JETEN E DIKUJT ! Zoti ju shperblefte me miresite e Tij! Vendlindja Skrapar.Ka pas punuar keto pak vite ne Durres ..

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit