Rruga “Bektesh Berberi” copë-copë: U rregullua vetëm rrugica e Begajt

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 13.02.2026, 11:14

Banorët e rrugës "Bektesh Berberi", pranë shkollës “Rreze Dritë” në Sauk, ankohen për gjendjen skandaloze të aksit rrugor. Ata tregojnë se çdo muaj dëmtohen gomat e makinave, pasi gropat nga shiu bëhen aq të thella sa shkaktojnë zhurmë në pjesën e poshtme të automjeteve.

Sipas banorëve, investimet në rrugë duket se favorizojnë vetëm zonat e privilegjuara, si rrugica përballë Gardës ku ndodhet shtëpia e Presidentit Bajram Begaj.

Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente për rikonstruksionin e rrugës, duke theksuar se përpjekjet dhe kërkesat e tyre të mëparshme kanë rënë në vesh të shurdhër. Ata i drejtohen JOQ si zë i tyre për të bërë të njohur problematikën dhe për të bindur autoritetet që të ndërhyjnë sa më parë.

"Përshëndetje! Gjendja e rrugës së shtëpisë tonë është skandaloze. Çdo muaj dëmtohen gomat, gropat nga shiu bëhen aq të thella sa krijohet zhurmë në pjesën e poshtme të makinës. Rruga "Bektesh Berberi", tek shkolla “Rreze Dritë”. Përballë Gardës në Sauk, u rregullua vetëm rrugica ku ndodhet shtëpia e Presidentit Bajram Begaj. Ju lutem, sepse ju jeni zëri ynë. Jemi lutur që kjo rrugë të rregullohet dhe kërkesat tona kanë rënë në vesh të shurdhër. Faleminderit paraprakisht", shkruan banori.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit