Rrëshket rruga shekullore Dukat–Vlorë, Bashkia s’jep asnjë zgjidhje!

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 11.02.2026, 21:41

Një situatë alarmante është denoncuar nga banorët e zonës së Dukatit, ku një segment i rrugës së vjetër shekullore ka rrëshkitur plotësisht dhe është kthyer në të pakalueshëm. Rruga, që dikur lidhte Vlorën me jugun, përdoret çdo ditë nga familjarë dhe fëmijë që shkojnë në shkollë.

Sipas denoncimeve, gjendja e amortizuar e rrugës, me çarje dhe shembje të theksuara, e bën kalimin tejet të rrezikshëm, sidomos në orët e natës pasi ka qytetarë të cilët nuk e njohin rrugën e baypassit.

Situata bëhet edhe më shqetësuese për shkak të një shtylle të tensionit të lartë, e cila është në prag të rrëzimit, si dhe një kabulli 20 mijë voltësh, i ekspozuar mbi rrugë, që furnizon zonën e Palasës. Prania e këtij kabulli në një rrugë ku kalojnë çdo ditë këmbësorë, përfshirë fëmijë, rrezikon seriozisht jetën e qytetarëve.

Banorët shprehen se kanë ngritur shqetësimin e tyre, por deri tani nuk ka pasur ndërhyrje konkrete nga institucionet përgjegjëse. Ata kërkojnë verifikim të menjëhershëm të situatës dhe marrjen e masave urgjente për stabilizimin e shtyllës dhe rikonstruksionin e rrugës.

JOQ Albania i bën thirrje autoriteteve dhe Bashkisë së Vlorës të ndërhyjnë pa vonesë për të rregulluar këtë aks të rëndësishëm dhe për të parandaluar një tragjedi të paralajmëruar. Siguria e qytetarëve nuk mund të lihet në mëshirë të fatit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit