Kukës: 40-vjeçari rreh policin pasi i kërkoi dokumentet

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 11.02.2026, 21:03

Një sherr i nisur për një parkim të gabuar ka përfunduar me arrestimin e një 40-vjeçari në qytetin e Kukësit. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së martë në rrugën "1 Qershori", ku një konflikt banal ka agravuar në dhunë fizike ndaj forcave të rendit.

Sipas njoftimit zyrtar nga Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, shtetasi me iniciale G. Sh., banues në këtë qytet, ka kundërshtuar me dhunë efektivin e policisë, shtetasin G. S., i cili ishte në krye të detyrës. Polici i kishte kërkuar 40-vjeçarit dokumentacionin e automjetit, pasi kishte konstatuar se mjeti ishte parkuar në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Në vend që të paraqiste dokumentet, 40-vjeçari ka reaguar agresivisht duke përdorur forcën ndaj punonjësit të policisë. Specialistët për Hetimin e Krimeve, në bashkëpunim me Oficerin e Policisë Gjyqësore, bënë arrestimin e tij të menjëhershëm në flagrancë.

Përveç prangosjes së autorit, policia bën me dije se automjeti është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Tashmë, 40-vjeçari do të përballet me drejtësinë për veprën penale të kundërshtimit me dhunë të punonjësit të policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit