Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Lezhë–Tiranë, ku një automjet tip BMW është përplasur fort me një furgon. Nga pamjet e siguruara, përplasja duket e rëndë dhe të dy mjetet kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme.
Menjëherë pas aksidentit, qytetarë që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes kanë vrapuar për të dhënë ndihmën e parë, duke u përpjekur të asistojnë drejtuesit dhe pasagjerët e mjeteve të përfshira.
Deri në këto momente nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të personave të përfshirë, ndërsa pritet reagimi i policisë dhe i shërbimeve të emergjencës për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
#UdhëtoniMeKujdes