Kur kryetar Pjerini fle, banorët rregullojnë vetë rrugën!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.02.2026, 14:54

Banorët e Kallmetit thonë se rruga e tyre ishte lënë pas dore nga Bashkia Lezhë me kryetar Pjerin Ndreu, ndërsa gjendja ishte shumë e keqe. Situata u përkeqësua deri sa dy vëllezër së bashku me një banor tjetër të rrugës vendosën ta rregullojnë vetë, duke treguar se institucioni nuk ka ndërhyrë për të zgjidhur problemin. Banorët kërkojnë që Bashkia të japë llogari për investimet e bëra dhe të marrin masa për përmirësimin e infrastrukturës.

"Përshëndetje JOQ! Banorët e Kallmetit janë lënë pas dore nga Pjerin Ndreu. U çuan dy vëllezër së bashku me një banor tjetër të asaj rruge dhe e rregulluan vetë situatën. Çfarë do të thotë kjo? Mos vallë Bashkia nuk e publikon sepse nuk i intereson, apo mendojnë se populli nuk e kupton se çfarë investimi është bërë? Ju faleminderit nëse mund ta publikoni, dhe ju lutem anonim, sepse kemi frikë se na rrezikohet puna", shkruan banori.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit