Një tërmet me magnitudë 4.8 sipas shkallës Rihter është regjistruar pak minuta më parë në zonën kufitare midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ka qenë 18 kilometra në lindje të Prizrenit, ndërsa thellësia fokale vetëm 5 kilometra.
Qytetarë të shumtë kanë raportuar në redaksinë e JOQ Albania se lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në disa qytete në Shqipëri.
Deri më tani nuk ka raportime për persona të lënduar, apo dëme materiale, ndërsa raportohet se tërmeti ka zgjatur disa sekonda.