Rruga e fshatit Podgorie si në mesjetë, me baltë dhe pa standarde

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 10.02.2026, 13:44

Rruga e fshatit Podgorie, në rrethin e Korçës, bashkia Maliq, ndodhet në një gjendje shumë të rëndë, duke krijuar vështirësi serioze për banorët e zonës. Dëmtimet e shumta në infrastrukturë e bëjnë pothuajse të pamundur qarkullimin normal të mjeteve dhe këmbësorëve, sidomos gjatë kushteve të këqija atmosferike.

Banorët shprehen të shqetësuar për mungesën e ndërhyrjes nga bashkia Maliq me kryetar Gëzim Topçiun dhe kërkojnë që problemi të marrë zgjidhje sa më shpejt. Ata theksojnë se kjo rrugë është jetike për lëvizjen e përditshme dhe për lidhjen e fshatit me zonat përreth.

“Përshëndetje JOQ! Dua të publikoj një ankesë për një rrugë në fshatin Podgorie, rrethi i Korçës, bashkia Maliq, e cila është në gjendje shumë të rëndë”, shkruan banori.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit