‘Çmendet’ i riu shqiptar në Greqi: Sulmon berberin me shkop metalik, i dëmton dhe makinën

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.02.2026, 21:42

Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar në Pylos të Greqisë, pasi akuzohet për 'plagosje të rrezikshme', fyerje, dëmtim prone dhe shkelje të ligjit për armët.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë greke, ngjarja ka ndodhur pasditen e 7 shkurtit. Fillimisht, 25-vjeçari kishte shkuar si klient në berberhane dhe ishte qethur nga berberi 51-vjeçar. Më pas, për një shkak të parëndësishëm, ai është rikthyer sërish në berberhane, këtë herë i armatosur me një shkop metalik të palosshëm, me të cilin dyshohet se ka sulmuar berberin.

Sipas autoriteteve, 25-vjeçari fillimisht e ka fyer 51-vjeçarin dhe më pas e ka sulmuar me shkopin metalik, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Po ashtu, ai dyshohet se ka dëmtuar edhe automjetin në pronësi të berberit.

Policia bëri të ditur se shkopi metalik është gjetur dhe sekuestruar si provë materiale, ndërsa ndaj të riut rëndojnë disa akuza, përfshirë edhe shkeljen e ligjit për armëmbajtje.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë nga autoritetet greke.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit