I përplasën derën e makinës në fytyrë, detaje nga sherri në karburant i avokatit të Ilir Metës

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 08.02.2026, 18:52

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me incidentin ku mbeti i dhunuar avokati i njohur Kujtim Cakrani, përfaqësues ligjor i ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Ngjarja u shënua gjatë ditës së sotme në qytetin e Vlorës.

Sipas informacioneve të fundit, Cakrani ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr trajtim mjekësor në repartin e kirurgjisë.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se avokati është përfshirë në një konflikt me disa persona në ambientet e një pike karburanti, për motive që ende nuk janë sqaruar plotësisht. Gjatë përplasjes, ai dyshohet se është goditur në fytyrë me derën e një automjeti, duke pësuar dëmtime që kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe dinamikën e kësaj ngjarjeje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit