A u përdorën simbole satanike në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore?

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08.02.2026, 19:02

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, e mbajtur më 6 shkurt në stadiumin “San Siro”, ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku disa përdorues kanë ngritur pretendime për përdorim simbolesh satanike apo okulte gjatë spektaklit.

Në postimet që janë bërë virale, ceremonia përshkruhet si një shfaqje që nuk la vend për asnjë dyshim, duke pretenduar se janë shfaqur “rituale satanike në mënyrë të hapur”. Disa përdorues kanë theksuar përdorimin e ngjyrës së kuqe intensive dhe flakëve reale, duke i lidhur ato me simbolikë të ferrit.

Në postime të tjera përmendet një strukturë rrethore me një pentagram të përmbysur në qendër, që sipas tyre lidhet me “Sigillin e Baphomet”, simbol i njohur i Kishës së Satanit. Gjithashtu janë përmendur figura me krahë që ngrihen mbi turma të përkulura, spirale të ndriçuara dhe vendosja e flakës olimpike në një strukturë që disa e kanë interpretuar si pentagram.

Një tjetër element i komentuar ka qenë përdorimi i spirales, të cilën disa e kanë cilësuar si simbol të lashtë okult, duke e lidhur me “hipnozë” apo “energji mistike”. Në rrjet janë shpërndarë edhe pretendime se harku historik “Arco della Pace” është shndërruar simbolikisht në një “altar të ndriçuar”.

Këto interpretime kanë qarkulluar gjerësisht në platforma të ndryshme sociale, duke gjeneruar debate dhe komente të shumta mes përdoruesve, ndërsa organizatorët nuk kanë bërë ndonjë reagim specifik lidhur me këto pretendime.

Ndërkohë, një ditë pas ceremonisë, rreth 5 mijë persona protestuan në Milano kundër zhvillimit të Lojërave Olimpike Dimërore 2026. Protesta nisi në mënyrë paqësore me marshime, pankarta dhe thirrje kundër kostove ekonomike dhe ndikimit mjedisor të organizimit të Lojërave.

Sipas mediave italiane, situata u tensionua në mbrëmje, kur një pjesë e protestuesve hodhën fishekzjarre dhe bomba tymuese drejt forcave të rendit, ndërsa policia u kundërpërgjigj me topa uji dhe gaz lotsjellës. Të paktën pesë persona u ndaluan pas përplasjeve në zonën e Corvettos.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit