Një qytetare ka denoncuar pranë redaksisë një rast shqetësues që lidhet me cilësinë e një produkti ushqimor shqiptar të blerë në një supermarket.
Ajo ka treguar se pak ditë më parë ka blerë një pako me llokume nga “Pastiçeri Lika” për të mbështetur prodhuesit vendas dhe për nostalgjinë e produkteve shqiptare.
Megjithatë, gjatë konsumit të produktit, qytetarja ka konstatuar praninë e një qimeje të gjatë të ngecur brenda llokumit, siç duket edhe në pamjet video që ajo ka dërguar pranë redaksisë.
Fillimisht, ajo kishte menduar se mund të ishte një fije floku e saj, por pas përpjekjes për ta larguar, ka kuptuar se qimja ishte e futur brenda produktit gjatë procesit të prodhimit, duke ngritur shqetësime serioze mbi kushtet e higjienës.
Qytetarja tregon se ka kontaktuar edhe firmën prodhuese për të kërkuar një sqarim, por pastiçeria e ka justifikuar ngjarjen si pasojë e nxitimit gjatë prodhimit.
Denoncimi i qytetares:
Pershendetje Joq. Po ju nis nje video per cilesine e produkteve shqiptare. Me kishte kapur nepsi per llokume dhe blej ne supermarket nga gjitha llojet e ndryshme zgjodha nje produkt nga firme shqiptare per te suportuar bizneset tona. Dhe shikoj nje qime te gjate, mendova mos ishin floku im por kur e kap ta largoj kuptoj qe qimja ishte e ngecur brenda, sic shikohet gjysma qimes ishte brenda llokumit . Gjithashtu kontaktova dhe firmen dhe pergjigja ishte fatkeqesisht tipike shqiptare pa kulture dhe respekt per klientin. Thane ndjese ka ndodhur nga nxitimi
