“Banorët të izoluar pas përmbytjes, Bashkia e Emiriana Sakos nuk ndërhyn”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 08.02.2026, 15:17

Banorët e Lagjes 14, pranë zonës së Kënetës në Durrës po përballen prej ditësh me një situatë alarmante. Pas përmbytjes së fundit, tubat e kullimit vijojnë të jenë të bllokuara, duke bërë që uji të mos largohet dhe zona të mbetet e izoluar.

Sipas banorëve, dalja nga banesat është thuajse e pamundur, ndërsa uji ka pushtuar rrugën dhe oborret. Pavarësisht ankesave të përsëritura, deri më tani nuk është ndërhyrë për pastrimin e tubacioneve, duke e përkeqësuar edhe më tej situatën.

Ata shprehen të shqetësuar jo vetëm për vështirësitë në lëvizje, por edhe për rrezikun shëndetësor, pasi uji i ndenjur mund të sjellë infeksione dhe probleme serioze, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit.

Banorët i bëjnë thirrje bashkisë së Emiriana Sakos dhe institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë urgjentisht për pastrimin e tubave dhe zgjidhjen e problemit, pasi zona nuk mund të lihet në këtë gjendje pas çdo reshjeje apo përmbytjeje.

Situata në Lagjen 14 kërkon zgjidhje të menjëhershme, jo llafe boshe, pasi për banorët kjo nuk është më thjesht një shqetësim, por një problem serioz i cili po vazhdon prej kohësh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit