Mrekullia e shqiptarëve: Kostantini mposht vdekjen dhe ngroh sërish zemrat e prindërve

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.02.2026, 21:06

Një lajm i mrekullueshëm është ndarë sot nga imami Elvis Naçi, duke sjellë gëzim dhe shpresë për vogëlushin Kostantin dhe familjen e tij. Në një postim të shoqëruar një foto që tregon se si vogëlushi ishte dhe është sot, shihet qartë ndryshimi i jashtëzakonshëm i foshnjës, i cili tashmë ka ngrohur sërish zemrat e prindërve të tij.

Elvis Naçi shkruan se sot jemi dëshmitarë të një beteje të madhe të fituar për jetën. Kostantini duket më i fortë, më i qetë dhe më i bukur, ndërsa prindërit e tij më në fund mund ta përqafojnë. Ai u bën thirrje të gjithëve të mos i ndalin lutjet, që vogëlushi të shërohet plotësisht dhe të kthehet sa më shpejt në atdhe.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Kostantini, atëherë vetëm 5-javësh, ndodhej në gjendje kritike shëndetësore, i shtruar në inkubator dhe i lidhur me aparatura që e mbanin gjallë. Ai vuante nga një problem serioz në ezofag, i cili rrezikonte jetën e tij, ndërsa shpresa e vetme ishte trajtimi i specializuar jashtë vendit, i papërballueshëm financiarisht për familjen.

Falë apelit të bërë nga ‘Shqiptarët për Shqiptarët’, Fondacioni Firdeus dhe JOQ Albania, brenda dy ditësh u mblodh në kohë rekord shuma e nevojshme dhe vogëlushi u nis drejt Italisë për trajtim. Sot, rezultatet e para janë më se inkurajuese.

Ky rast është një tjetër dëshmi e fortë se solidariteti i shqiptarëve shpëton jetë. Një komb i tërë u bashkua për një foshnjë dhe sot, falë këtij bashkimi, kemi arsye të buzëqeshim dhe të shpresojmë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit