Tentakulat e oligarkëve? Riaktivizohet zjarri në Qafën e Luadhit

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 05.02.2026, 18:39

Një zjarr i përmasave masive është riaktivizuar sot në zonën e njohur si “Qafa e Luadhit”, pranë Orikumit, vetëm rreth 10 ditë pasi vatra e mëparshme ishte shuar. Flakët kanë përfshirë sërish një sipërfaqe të gjerë me shkurre dhe bimësi të dendur, duke u përhapur me shpejtësi për shkak të erës dhe duke rikthyer frikën te banorët e zonës.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë kryesisht për djegie të bimësisë natyrore, ndërsa shërbimet zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes për të izoluar flakët dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme. Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar apo banesa të rrezikuara drejtpërdrejt.

Por fakti që zjarri ndizet për herë të dytë në të njëjtën zonë, brenda pak ditësh, ngre pikëpyetje serioze. Në një vend ku rastësitë shpesh kanë rezultuar “të planifikuara”, ky episod rikthen dyshimet e vjetra mbi djegien sistematike të zonave të gjelbra, që më pas hapin rrugë për ndërhyrje, investime dhe projekte të dyshimta.

Qafa e Luadhit ndodhet në një territor me potencial të lartë turistik dhe strategjik, çka e bën zonën tërheqëse për interesa të mëdha ekonomike. Prej vitesh, skema e djegies së pyjeve për t’i kthyer më pas në toka “të pastruara” për beton apo resorte luksoze është denoncuar publikisht, por rrallëherë është hetuar seriozisht.

Institucionet zakonisht mjaftohen me shuarjen e flakëve, por nuk shkojnë kurrë pas burimit të zjarrit. Askush nuk flet për hetime, për përgjegjësi, apo për interesat që përfitojnë nga shkatërrimi i natyrës. Ndërkohë, pas hirit, zakonisht vjen betoni.

A është ky zjarr një tjetër “rastësi” apo pjesë e një skeme të njohur ku natyra digjet dhe oligarkët përfitojnë?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit