Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në zonën e Bathores pasditen e sotme. Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 16:30, kur një automjet ka përplasur një këmbësore që po kalonte rrugën.
Sipas informacioneve paraprake, mjeti që shkaktoi aksidentin drejtohej nga shtetasi me iniciale E. B., rreth 40-vjeç. Viktima, e identifikuar si shtetasja Sh. Sh., rreth 65-vjeçe, u dërgua me urgjencë në spital pas përplasjes, por fatkeqësisht nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra.
Policia ka bërë të mundur shoqërimin e menjëhershëm të drejtuesit të mjetit në ambientet e Komisariatit për kryerjen e veprimeve të nevojshme procedurale.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të rindërtuar dinamikën e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet e plota të kësaj tragjedie.