Tre persona kanë përfunduar në pranga pasi dyshohet se ushtruan dhunë ndaj një gruaje 30-vjeçare, anëtare e familjes së tyre, pas kërkesës së saj për divorc.
Mes të arrestuarve janë bashkëshorti i gruas, si edhe dy familjarë të saj. Konkretisht, në pranga ranë A. A., 34 vjeç, vëllai i 30-vjeçares, dhe S. A., 54 vjeç, xhaxhai i saj, të dy banues në Tiranë. Ndaj tyre janë ekzekutuar masat e sigurisë pas dyshimeve për përfshirje në ngjarje.
Një tjetër ngjarje e rëndë që vulos dënimin nga partiarkati i rrënjosur thellë në familjet shqiptare...