Emri i Donald Trump përmendet në dosjet e Epstein më shumë se Harry Potter në 7 librat e tij

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 04.02.2026, 21:42

Publikimi masiv i dokumenteve të lidhura me rrjetin kriminal të Jeffrey Epstein ka rikthyer në qendër të vëmendjes emrat e shumë figurave të njohura, mes tyre edhe ish-presidenti amerikan Donald Trump. Së fundmi, në rrjetet sociale është bërë virale një statistikë që pretendon se emri i Trump përmendet më shpesh në dosjet Epstein sesa emri “Harry” në të gjithë serinë e librave Harry Potter.

Sipas raportimeve të The New York Times që i referohen analizave të dokumenteve të publikuara, emri i Donald Trump thuhet se shfaqet rreth 38 mijë herë në më shumë se 5.300 dokumente që lidhen me Jeffrey Epstein. Për krahasim, analizat e tekstit të librave Harry Potter tregojnë se emri “Harry” përmendet rreth 18 mijë e 900 herë në të shtatë librat e serisë së famshme.

Raportimet e mediave të mëdha ndërkombëtare theksojnë se deri më tani nuk është gjetur provë që lidh drejtpërdrejt Donald Trump me aktivitetet kriminale të Epstein. Në disa dokumente përfshihen edhe akuza apo rrëfime të paverifikuara, të cilat nuk janë pjesë e ndonjë akuze penale dhe mbeten pa konfirmim zyrtar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit