Lëkundje tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e së mërkurës në Shqipëri. Sipas të dhënave, tërmeti ka pasur magnitudë 3.7 ballë të shkallës Rihter, me epiqendër rreth 7 kilometra larg qytetit të Bilishtit dhe me një thellësi prej 5 km.
Lëkundjet janë ndjerë fort në katet e larta të ndërtesave në Korçë dhe Bilisht, duke shkaktuar shqetësim te banorët.
Deri në këto momente nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa pritet një komunikatë zyrtare nga stacioni sizmiologjik i Korçës për më shumë detaje.