Aksident pranë mbikalimit të Shkozetit: Makina përplas motorin, plagoset drejtuesi

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 03.02.2026, 22:33

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë–Durrës, pranë mbikalimit të Shkozetit, ku një motor është përplasur me një automjet.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka pësuar fraktura dhe lëndime të shumta dhe është transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe shërbimet e emergjencës. Grupi hetimor po punon për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit