“Pasi i torturon macet, i fut në qese dhe i hedh nga ballkoni, policia në dijeni por nuk vepron!”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 03.02.2026, 20:50

Një situatë alarmante dhe e patolerueshme po vijon prej vitesh në rrugën “Siri Kodra”, pranë dispensarisë në Tiranë, ku një grua me probleme të shëndetit mendor dyshohet se vret dhe torturon sistematikisht mace.

Sipas denoncimeve të vazhdueshme të qytetarëve dhe vullnetarëve për mbrojtjen e kafshëve, kjo grua është përfshirë prej vitesh në akte të dhunshme ndaj maceve, për të cilat ekzistojnë edhe artikuj të mëparshëm në media. Megjithatë, pavarësisht faktit që rasti është i njohur, asnjë masë konkrete nuk është marrë.

Vetëm pak ditë më parë, një vullnetare pretendon se e ka parë gruan duke ushtruar dhunë ndaj një maceje në mes të ditës. Ndërsa sot, dy vullnetare së bashku me një patrullë policie kanë shkuar në banesën e saj, pasi nga ballkoni dëgjohej një mace që ulërinte.

Ajo që është konstatuar në banesë ka tronditur edhe vetë vullnetarët pasi nga ballkoni ishin hedhur disa qese me mace të ngordhura, të cilat kishin rënë mbi çatitë e banesave të fqinjëve. Pamjet e siguruara dhe janë dëshmi e qartë e një situate të frikshme dhe jashtë çdo norme njerëzore.

Edhe pse policia ka qenë e pranishme dhe ka parë gjithçka nga afër, sipas denoncuesve, nuk është marrë asnjë masë konkrete. Qytetarët shprehen se prej vitesh shkojnë nga një komisariat në tjetrin, por çështja mbetet gjithmonë pa zgjidhje.

Banorët e zonës thonë se kjo grua përbën rrezik real për komunitetin, pasi sjellja e saj ka krijuar frikë, veçanërisht tek fëmijët, ndërsa situata sa vjen e përkeqësohet.

Ky është një tjetër rast ku institucionet duket se mbyllin sytë përballë një problemi serioz, që prek sigurinë publike, shëndetin mendor të komunitetit dhe mbrojtjen e kafshëve. Heshtja dhe mosveprimi nuk janë më opsion.

JOQ i bën thirrje Policisë së Shtetit, dhe institucioneve të shëndetit mendor që të ndërhyjnë urgjentisht, përpara se kjo situatë të përshkallëzohet në pasoja edhe më të rënda.

dhunë ndaj kafshëve, torturë ndaj maceve, mace të vrara, Siri Kodra, Tiranë, denoncim qytetar, vullnetarë për kafshët, polici nuk vepron, institucione në dijeni, shkelje e ligjit, rrezik për komunitetin, siguri publike, mbrojtja e kafshëve, krim ndaj kafshëve, banorë të tmerruardhunë ndaj kafshëve, torturë ndaj maceve, mace të vrara, Siri Kodra, Tiranë, denoncim qytetar, vullnetarë për kafshët, polici nuk vepron, institucione në dijeni, shkelje e ligjit, rrezik për komunitetin, siguri publike, mbrojtja e kafshëve, krim ndaj kafshëve, banorë të tmerruardhunë ndaj kafshëve, torturë ndaj maceve, mace të vrara, Siri Kodra, Tiranë, denoncim qytetar, vullnetarë për kafshët, polici nuk vepron, institucione në dijeni, shkelje e ligjit, rrezik për komunitetin, siguri publike, mbrojtja e kafshëve, krim ndaj kafshëve, banorë të tmerruar

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit