Ndërkohë që sistemi shëndetësor shqiptar përballet me mungesa të vazhdueshme në ilaçe, infrastrukturë , pajisje mjekësore e shërbim, shifrat e fundit të tenderave nxjerrin në pah një realitet tjetër, përqendrimin e frikshëm të parave publike në duart e disa personave të vetëm.
Të dhënat e prokurimeve publike dëshmojnë se kompania EVITA SHPK, e lidhur me oligarkun e hemodializës Klodian Allajbeu, ka përfituar një vlerë totale prej mbi 25 MILIARDË LEKËSH pa TVSH nga kontratat në sektorin e shëndetësisë si operator i vetëm pa llogaritur kontraktat që ka përfituar në baahkëpunim me kompanitë e tjera në këtë sektor.
Sipas dokumenteve të siguruara, kompania në fjalë ka një dominim absolut në treg, me 173 tendera të fituar, me kontrata në shkelje që nisin nga Ministria e Shëndetësisë, QSUNT "Nënë Tereza", e deri te drejtoritë spitalore rajonale si ajo e Kukësit.
Lista e objekteve të tenderit tregon se kjo kompani ka shtrirë "tentakulat" në çdo aspekt të furnizimeve mjekësore nga Suturat për Kardiokirurgjinë, tek Reagentët për matjen e ngarkesës virale (HIV) pranë ISHP e deri tek medikamentet bazë si Ibuprofeni, Omeprazoli, e deri te Tinzaparina dhe Glukoza.
Ajo që vihet re në listën e tenderave është se në shumë raste, vlera fituese është pothuajse identike me fondin limit, duke ngritur dyshime të forta për mungesë konkurrence dhe tendera të paracaktuar.
Përfituesi kryesor, Klodian Allajbeu, i njohur tashmë si "gjakpirësi" kryesor i koncesionit të hemodializës, duket se po kthehet në furnizuesin e vetëm të spitaleve shqiptare, duke gllabëruar miliarda lekë nga taksapaguesit.
Në fotot e siguara ekskluzivisht për JOQ, pas denoncimit të një tenderi galopant korruptiv nga redaksia jonë së bashku me oligarkun e koncesionit të laboratorëve Janis Karathanos, në zyrat e Allajbeut zbarkoi policia. Oligarku është bërë objekt hetimi për SPAK në Shqipëri, por edhe në Kosovë është nën hetim për disa vepra penale.

Screenshot