“Ata hanë njerëz!” – Modelja që tronditi botën me rrëfimin e saj për festat e elitës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 03.02.2026, 00:03

Publikimi i materialeve të reja nga dosja Epstein ka rikthyer në qendër të vëmendjes një video tronditëse që qarkullon prej vitesh në internet, ku një modele meksikane, Gabriela Rico Jiménez, shfaqet në gjendje të rënduar emocionale duke bërë akuza të rënda për atë që, sipas saj, kishte ndodhur në një “festë të elitës”.

Në pamjet e shpërndara gjerësisht, ajo dëgjohet duke bërtitur se në festa të njerëzve të fuqishëm “hanë njerëz”, ndërsa përmend edhe “rituale” dhe ngjarje të tmerrshme. Videoja, sipas raportimeve që qarkullojnë online, lidhet me vitin 2009, kur Gabriela ishte rreth 21-vjeçe dhe pretendohet se ishte ftuar në një event ekskluziv ku merrnin pjesë figura të rëndësishme.

Në rrjet, disa përdorues dhe faqe pretendojnë se pas atij episodi ajo u shoqërua nga policia dhe më pas u mbajt në trajtim psikiatrik, ndërsa thuhet se pas vitit 2015 nuk është dëgjuar më publikisht për të. Kjo ka sjellë edhe aludime të forta se ajo mund të jetë zhdukur, por deri tani nuk ka konfirmim zyrtar nga autoritetet që ajo të jetë e shpallur e humbur apo e zhdukur.

Diskutimi është ndezur sërish sepse disa viktima të lidhura me dosjen Epstein kanë përmendur në dëshmi akuza të rënda, por vetë autoritetet kanë theksuar se shumë prej materialeve në këto dosje janë pretendime të pakonfirmuara, deklarata dëshmitarësh dhe materiale hetimore që nuk janë provuar në gjykatë.

Megjithatë, videoja e Gabriela Rico Jiménez po shpërndahet me shpejtësi dhe po ngre sërish pyetjen që po qarkullon kudo online: A ishte thjesht një vajzë në krizë, apo pa diçka që nuk duhej ta shihte?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit