7 mijë lekë kilja e groshëve…

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 02.02.2026, 22:55

Ky është një realitet i dhimbshëm që po prek tryezat e çdo shqiptari... Dikur ushqimi bazë i shtresave më të varfëra, sot kushtojnë 7 mijë lekë të vjetra për kilogram...

Një dëshmi e pastër e dështimit të politikave ekonomike teksa zyrat e propagandës gëlojnë nga shifrat e "rritjes ekonomike" dhe sukseset imagjinare të mirëqenies së Shqipërisë së qeverisur nga Rilindja, realiteti në tregjet e vendit tregon një histori krejt tjetër. Sot, një kilogram fasule Korçe ka arritur shifrën marramendëse prej 700 lekësh.

Rritja e çmimeve po na shitet si zhvillim, kur në fakt, pushteti po rrit vetëm koston e jetesës, ndërsa pagat dhe pensionet mbeten lëmosha që nuk mbulojnë as shportën bazë.

Fasulja ka qenë historikisht ushqimi që mbante gjallë familjet shqiptare në ditë të vështira. Sot, me 7 mijë lekë (të vjetra) kilogrami, kjo qeveri ka arritur të bëjë të luks edhe pjatën më modeste.

Kjo nuk është rritje ekonomike por zhvatje sistematike, pasi kur fasulja kushton sa mishi, "fitorja" e vetme e kësaj qeverie është varfërimi i suksesshëm i popullit të saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit