“Mjekja që promovoi Rama në podcast, më ka djegur fytyrën!”

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 02.02.2026, 22:23

Në çdo vend ku mjekësia ka standarde dhe përgjegjësia është ligj, një mjeke e akuzuar se ka djegur fytyrën e një pacienteje dhe më pas është zhdukur nga çdo përgjegjësi, nuk do të shëtiste në podcast-e kryeministrore si shembull frymëzimi... Por në Shqipëri, realiteti është krejt tjetër.

Gazetarja Ujeza Dolshani ka zgjedhur të flasë publikisht për një përvojë tronditëse pas një trajtimi estetik të kryer nga doktoresha Vilma Tafilaj. Një ndërhyrje e prezantuar si “jo invazive”, por që sipas dëshmisë së saj përfundoi në djegie serioze, plagë të rënda dhe shenja të përhershme në fytyrë.

Nuk bëhet fjalë për ndonjë reagim të lehtë apo efekt anësor kalimtar. Bëhet fjalë për dëmtim real, të dukshëm dhe të pakthyeshëm. Por goditja më e rëndë nuk ishte vetëm fizike...

Pas ngjarjes, sipas asaj që rrëfen Dolshani, nuk pati asnjë përpjekje për sqarim, asnjë ndjesë dhe asnjë përgjegjësi profesionale. Fillimisht u zgjodh heshtja. Më pas, reagime përçmuese. Në fund, mohimi total i gjithçkaje, si nga doktoresha, ashtu edhe nga Repeat Medical Clinic, klinika private ku ajo ushtron aktivitetin.

Një sjellje që bie ndesh me çdo parim etik të mjekësisë dhe i afrohet më shumë arrogancës së paprekshme.

Gazetarja tregon se u detyrua të largohej nga ekrani për një periudhë kohe, pasi fytyra e saj ishte e djegur dhe e pamundur për t’u mbuluar. Për një gazetare televizive, kjo nuk është luks i humbur. Është goditje direkte në profesion, humbje financiare, stres psikologjik dhe izolim publik.

Ndërkohë, asgjë nuk ka ndryshuar për doktoreshën e akuzuar. Ajo vijon të punojë në QSUT, ushtron paralelisht në klinikë private dhe shfaqet në hapësira publike si “specialiste e suksesshme”. Pa dhënë asnjë shpjegim. Pa asnjë përgjegjësi. Pa asnjë reflektim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit