Gjykata Kushtetuese nesër për Ballukun: si do votojnë Sandri dhe Marsida?

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02.02.2026, 22:21

Burime pranë JOQ Albania bëjnë me dije se nesër, në orën 11:00, Gjykata Kushtetuese do të mblidhet sërish për të shqyrtuar çështjen që lidhet me zv/kryeministren Belinda Balluku. Seanca pritet të jetë vendimtare, në një moment kur vëmendja publike ndaj institucioneve të drejtësisë është më e lartë se kurrë.

Sipas një raportimi të ardhur nga një qytetare anonime, dy nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, gjyqtarët Sander Beci dhe Marsida Xhaferrllari, pritet të votojnë në favor të zv/kryeministres. Ky pretendim vjen në një klimë të tensionuar, ku vazhdimisht është ngritur shqetësimi për ndikimin politik mbi vendimmarrjen e institucioneve të drejtësisë.

Nga ana tjetër, është fakt publik se Ambasada Amerikane ka shprehur në mënyrë të përsëritur mbështetje për pavarësinë e institucioneve të drejtësisë dhe për qëndrimin e tyre përballë çdo forme presioni nga pushteti politik. Pikërisht kjo e bën edhe më të ndjeshme dhe të vëzhguar vendimmarrjen e nesërme.

Në këtë kontekst, pyetja që shtrohet është e drejtpërdrejtë: a do të veprojnë gjyqtarët sipas ligjit dhe ndërgjegjes së tyre profesionale, apo sipas pritshmërive politike?

Nesër, në orën 11:00, pritet të zbardhet nëse raportimi i qytetares anonime ka qenë i saktë, apo nëse Gjykata Kushtetuese do të japë një vendim që forcon besimin e publikut te drejtësia dhe pavarësia e saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit