“Rruga pranë ish stacionit të trenit në Vlorë e kthyer në kënetë, bashkia nuk reagon”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 02.02.2026, 21:55

Banorët e zonës pranë ish-stacionit të trenit në Vlorë denoncojnë gjendjen alarmante të rrugës ku jetojnë. Sipas tyre, rruga është e mbushur me gropa të mëdha, ujë të ndenjur dhe baltë, duke e bërë kalimin e këmbësorëve dhe makinave tejet të vështirë.

Situata është bërë shqetësuese, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit, të cilët përballen çdo ditë me rreziqe të panevojshme. Banorët tregojnë se kanë bërë disa ankesa në Bashkinë e Vlorës, por deri tani nuk ka pasur asnjë ndërhyrje.

Ata i bëjnë thirrje Bashkisë Vlorë të marrin masa sa më shpejt, duke rregulluar ktë zonë e cila është kthyer në një gangrenë të vërtetë për banorët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit