Në një video që po bëhet virale në rrjet, drejtori i FBI-së, Kash Patel, shfaqet dukshëm i tensionuar teksa lexon disa dokumente.
Në pamje, ai duket i shqetësuar dhe në një moment bën dy herë sinjale me dorë drejt dikujt jashtë kamerës, sikur po jep udhëzime ose po kërkon diçka urgjente.
Në rrjet kanë nisur menjëherë hamendësimet se mund të bëhet fjalë për dosje shumë sensitive, madje disa po aludojnë se mund të jenë edhe dosjet e Epstein, por kjo nuk është e konfirmuar zyrtarisht.
Megjithatë, videoja po shpërndahet me shpejtësi në rrjet dhe ka ndezur debat: Çfarë po lexonte dhe kujt po i jepte sinjale?