Audi fluturon dhjetëra metra në përrua, gjendet i plagosur 49-vjeçari

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 02.02.2026, 20:35

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme segmentin rrugor Pukë-Qelëz, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kthesës së njohur si “Qerreti i Vogël”, një pikë kjo mjaft problematike e rrugës.

Sipas dëshmitarëve dhe forcave të emergjencës në vendngjarje, mjeti tip ‘Audi’ ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga korsia, duke u rrokullisur dhjetëra metra poshtë në një përrua. Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dëmtime të rënda të makinës dhe plagosjen e drejtuesit.

I plagosur nga ky aksident ka mbetur drejtuesi i mjetit, Bardhok Pushtrija, 49 vjeç. Menjëherë pas nxjerrjes nga makina, ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës. Burimet mjekësore bëjnë me dije se i plagosuri po merr ndihmën e nevojshme, ndërsa gjendja e tij mbetet nën monitorim.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor. Paraprakisht, dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të mjetit, ndoshta e ndikuar nga lagështira ose shpejtësia, megjithatë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve teknike që çuan në këtë ngjarje të rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit