Atentati në Rrilë të Lezhës, ndalohet me urdhër të prokurorisë efektivi i policisë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 02.02.2026, 19:55

Zbardhen detaje të reja nga atentati i ndodhur në Rrilë të Lezhës, ku shënjestër ishte 21-vjeçari Merando Nikulaj.

Me urdhër të Prokurorisë, është ndaluar efektivi i Policisë së Shtetit me iniciale B.K., i cili ndodhej brenda berberhanes në momentin e sulmit të armatosur.

Sipas hetimeve paraprake, efektivi akuzohet për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, pasi ka qenë prezent në ambientin ku ndodhej i riu, objektivi i atentatit, pa marrë masa për parandalimin e ngjarjes apo njoftimin e strukturave përkatëse.

Gjatë momentit të sulmit, autorët kanë hapur zjarr në drejtim të 21-vjeçarit, ndërsa efektivi i policisë dyshohet se u është kundërpërgjigjur me armë zjarri, duke shkaktuar një përplasje të armatosur brenda ambientit.

Prokuroria po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, rolin e efektivit të ndaluar, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve të atentatit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit