Vetëm katër ditë më parë, në redaksinë e JOQ mbërriti një denoncim nga një qytetar, i cili deklaronte se kishte paguar 650 euro për trajnimin e qenit të tij në qendrën “Dog Training Desy”. Sipas tij, pas dorëzimit të qenit, ai nuk ka arritur më të kontaktojë me administratorët e qendrës, pasi ishte bllokuar, ndërsa nuk kishte marrë asnjë informacion për fatin e kafshës dhe qeni nuk i ishte kthyer.
Menjëherë pas publikimit të rastit në JOQ, Policia e Durrësit ka nisur veprimet procedurale dhe ka shpallur në kërkim administratorët e kësaj qendre trajnimi.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, në kërkim janë shpallur shtetasit G. S., 40 vjeç, dhe R. S., 35 vjeçe, bashkëshortë dhe banues në Durrës. Ata akuzohen për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve”.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme ligjore.