Një situatë tejet shqetësuese po vërehet në bregdetin e Gjirit të Lalzit, ku vija bregdetare ka marrë pamjen e një landfilli plehrash në qiell të hapur. Mbetje plastike, qese, shishe dhe mbeturina të shumta kanë pushtuar rërën, duke e kthyer një zonë turistike në simbol të neglizhencës.
Ndërsa banorët përballen çdo ditë me këtë realitet të turpshëm, Bashkia Durrës vijon të heshtë, duke e lënë zonën në mëshirë të fatit. Asnjë pastrim serioz, asnjë ndërhyrje e dukshme dhe asnjë reagim publik për një problem që po dëmton rëndë mjedisin dhe imazhin turistik të vendit.
Kjo nuk është thjesht papastërti, por dështim institucional. Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente, jo premtime boshe. Çdo ditë vonesë është një njollë më shumë për turizmin dhe një shpërfillje e hapur ndaj qytetarëve.