Pak ditë më parë, më 29 janar, JOQ Albania publikoi rastin e zhdukjes së të moshuarit Myzafer Cili, nga fshati Barbullinjë i Lushnjës, pas apelit të familjarëve të tij për ndihmë.
Sipas tyre, i moshuari i cili nuk është i aftë mendërisht, është larguar nga shtëpia dhe ende s'është kthyer.
Myzafer Cili është parë për herë të fundit rreth orës 10:00 paradite në zonën Fier–Shegan, ndërsa rreth orës 14:00 ka pasur informacione se është parë edhe në fshatin Poshnjë. Në momentin e largimit nga banesa, ai mbante veshur një xhaketë ngjyrë kafe dhe një kapele.
Pavarësisht publikimit të rastit, familjarët vijojnë ende sot kërkimet pa ndërprerje. Në një mesazh drejtuar redaksisë sonë, nipi i tij, Emiljan Cili, thotë se bazuar në pamjet e kamerave të sigurisë dhe dëshmive të banorëve, Myzafer Cili është parë të shtunën në lagjen “1 Maji” të Kuçovës.
Sipas tij, i moshuari është parë edhe në fshatin Arrës, në fshatin Tapi të Kuçovës, si dhe duke lëvizur në këmbë përgjatë rrugës kryesore Dimal–Kuçovë.
Familjarët përsërisin apelin për ndihmë, duke kërkuar nga kushdo që mund të ketë informacion të kontaktojë menjëherë, pasi gjendja shëndetësore e të moshuarit, së bashku me kushtet atmosferike, e bëjnë situatën tepër emergjente.
Mesazhi i nipit:
"Pershendetje Joq Albania me duhet ndihma juaj per personin e humbur diten e ejnte pasi kemi ndjekur gjurmet e tij sipas deklaratave te banorve dhe dy pamjeve te kamerave te bizneseve na çojne ne lagjen 1 mai te Kuçoves diten e shtun. Do ju lutesha ta publikonit dhe nje her ne portelet tuaja pasi i moshuari duhet te jet ne gjendje te renduar shendetesore e tj 0694677291. Une jam Emiljan Cili, nipi i Myzafer Cilit. Pasi esht larguar nga karburanti ka shkuar ne fshatin Arres. Dhe diten e shtun esht par ne fshatin Tapi te Kucoves dhe ne rrugen kryesore Dimal Kuçov duke ecur ne kemb per ne Kuçov dhe ne mbremje esht par ne lagjen 1 maj ne kuçov sipas deklaratave te banorve te ketyre zonave