‘Xhelati’ me ‘Audi’ parakalon me shpejtësi skëterrë nga korsia e emergjencës

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 02.02.2026, 16:19

Një qytetar i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një episod ekstrem rreziku në autostradën drejt qendrës tregtare TEG, ku jeta e familjes së tij, përfshirë një fëmijë të vogël, u vu në rrezik vetëm për shkak të pakujdesisë dhe arrogancës së një shoferi.

Automjeti me të cilin udhëtonte familja po lëvizte me shpejtësi normale, kur papritur një “Audi” me targë AB 754 ML(NL, YL, VL pasi në pamje nuk është shumë e qartë) kreu një parakalim të papërgjegjshëm nga e djathta, duke përdorur korsinë e emergjencës, një shkelje flagrante e ligjit dhe e sigurisë rrugore. Por kjo ishte vetëm fillimi: makina vazhdoi me manovra të rrezikshme në zigzag, duke kërcënuar jetën e çdo personi në rrugë.

Sipas qytetarit, për vetëm dy centimetra u shmang një aksident që mund të kishte fatalitet të menjëhershëm. Një veprim kaq i papërgjegjshëm tregon qartë mungesën totale të respektit për jetën e të tjerëve dhe përbën një kërcënim serioz për çdo drejtues mjeti.

Qytetari kërkon veprim të menjëhershëm nga Policia e Shtetit, duke bërë thirrje që drejtuesit e këtij lloji të ndëshkohen me forcë ligjore, përpara se pakujdesia e tyre të marrë jetë njerëzish. Ky nuk është vetëm një incident, është një alarm për sistemin e sigurisë rrugore në vend.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit