SI SOT/ EUROMED-i që rropi shqiptarët, hiena e shëndetësisë e pandëshkuar nga SPAK

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.02.2026, 16:01

Sot do të rikujtojmë një fenomen të denoncuar më 2 shkurt 2020, që lidhet me përqendrimin e tenderave në shëndetësi tek një numër i vogël kompanish farmaceutike, të cilat përfitojnë shuma të mëdha nga buxheti i shtetit. Në atë kohë, u evidentua se kompanitë që merren me shërbime farmaceutike dhe furnizim me barna ishin ndër përfituesit kryesorë të fondeve publike, duke u pasuruar kryesisht përmes tenderave në institucionet shëndetësore.

Një nga rastet më domethënëse ishte kompania “EUROMED SHPK”, me aksionerë Engjëll Hoxha dhe Hervin Fora, e cila vetëm në fillim të vitit 2020 fitoi dy tendera brenda dy ditësh, me një vlerë totale prej rreth 445 milionë lekësh. Tenderi më i madh, me fond 360 milionë lekë, u akordua nga Universiteti i Tiranës për “Blerje pajisje dhe instrumenta laboratorike për projekt AKKSHI”, me fitues të shpallur më 21 janar 2020, ndërsa një ditë më pas, më 22 janar, kompania fitoi edhe tenderin e Spitalit Rajonal Berat, me vlerë 79 milionë lekë, për furnizim me kite dhe reagente për 12 muaj.

Por këto dy raste nuk ishin të izoluara. Të dhënat tregonin se “EUROMED SHPK” kishte fituar plot 160 tendera nga 33 institucione publike, me një vlerë totale prej rreth 4.8 miliardë lekësh nga buxheti i shtetit. Ky “jackpot” financiar ngriti shqetësime serioze mbi mungesën e konkurrencës reale, transparencën e procedurave dhe kontrollin institucional në shëndetësi, duke e kthyer këtë kompani në shembull tipik të një sistemi tenderash që favorizon pak aktorë dhe dëmton interesin publik.

EUROMED gjatë pandemisë COVID-19 përfitoi kontrata me vlera miliona euro për blerjen e maskave, pa transparencë dhe pa publikim të kontratave. Sipas të dhënave, një maskë iu shit shtetit me rreth 8 mijë lekë, ndërsa në treg kushtonte rreth 4 mijë lekë, duke ngritur dyshime të forta për fryrje çmimesh dhe shpërdorim të fondeve publike, ndërsa hetimet për këto tendera u mbyllën pa asnjë rezultat konkret.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit