Në kthesat e Dragostunjës toka po rrëshqet, rruga rrezikon shembjen

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.02.2026, 15:48

Aksi rrugor Librazhd–Qafë Thanë, një zonë e njohur për problematikat e përsëritura me rrëshqitje gurësh dhe që u bllokua masivisht ditën e djeshme, vijon të paraqesë rrezik edhe sot.

Sipas denoncimit të një qytetarit, në zonën e Dragostunjës ekziston rreziku real i lëvizjes së asfaltit pasi toka ka rrëshqitur duke e bërë qarkullimin tepër të rrezikshëm, veçanërisht për mjetet e tonazhit të rëndë. Qytetari paralajmëron se rrëshqitja vijon pasi në rrugë s'ka asnjë lloj sinjalizimi apo tabele paralajmëruese për drejtuesit e mjeteve.

E njëjta situatë paraqitet edhe në pjesën e Librazhdit ku nga rrëshqitja e dherave dhe shkëmbinjve ditën e djeshme, qarkullimi tani kryhet me vështirësi, pasi vetëm një korsi e gjysmë e rrugës është aktualisht e kalueshme. Një masiv i madh guri ndodhet ende mbi asfalt, duke përbërë rrezik të drejtpërdrejtë për drejtuesit e mjeteve.

Ajo që shqetëson më shumë është mungesa e masave në terren. Nuk ka sinjalistikë paralajmëruese dhe as prani të autoriteteve për të menaxhuar trafikun në një segment që mbetet ndër më të rrezikshmit e aksit. Edhe pse një ditë më parë janë kryer punime për lirimin e rrugës, situata nuk është rikthyer ende në normalitet.

Në një nga akset më të rëndësishme kombëtare, që lidh juglindjen e vendit me pjesën tjetër të Shqipërisë, rreziku vijon të jetë prezent, ndërsa drejtuesit e mjeteve lëvizin mes pasigurie dhe frike, në mungesë të masave konkrete në terren.

Denoncimi i qytetarit:

"Pershendetje JOQ sot po kaloja rruges per pogradec Dhe Sapo kalova Dragostunjen Pak metra Nga ku kishin Rreqitur guret Ja Dhe ketu RREZIKOHET TE LEVIZ I ASFALTI Sidomos rrezik I madh per mjetet e rrenda Ku mund te rreshjas Pa e kuptuar"

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit