Ura e Laknasit rrezik për invalidët, Suli i Kamzës nuk merr masa

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 02.02.2026, 15:26

Ura e Laknasit, e vetmja që lidh Kamzën me Laknasin, vijon të mbetet një problem serioz për banorët. E ndërtuar që në kohën e komunizmit për nevojat e fermave bujqësore, kjo urë nuk përmbush asnjë standard bashkëkohor sigurie apo aksesueshmërie, duke u kthyer në një rrezik të përditshëm për kalimtarët.

Situata është veçanërisht e vështirë për invalidët dhe nënat me fëmijë, pasi ura nuk ka rampa, në njërën anë mungon plotësisht trotuari, ndërsa në anën tjetër kalimi bëhet vetëm me shkallë. Edhe pse Bashkia është në dijeni të këtij problemi, deri më tani nuk është marrë asnjë masë nga kryetari Rakip Suli për zgjidhjen e tij.

"Përshëndetje JOQ! Ura e Laknasit është e vetmja urë që lidh Kamzën me Laknasin, është një urë që nuk ka asnjë standard pasi është ndërtuar që në kohën e komunizmit për fermat bujqësore, kjo urë është një problem shumë i madh për invalidët pasi nuk ka rampa, në njërën anë nuk ka trotuar fare, ndërsa në anën tjetër ngjitja bëhet me shkallë çka e bën të paaksesueshme për invalidët me karrocë apo nënat me fëmijë, edhe pse Bashkia Kamëz është në dijeni të problemit, kryebashkiaku Rakip Suli nuk merr asnjë masë", shkruan banori.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit