Një qytetar nga fshati Gjinar, në Elbasan, i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një situatë të rrezikshme pranë liqenit.
Sipas tij, në rrugën drejt liqenit kanë nisur të shfaqen çarje të mëdha në asfalt, të cilat kanë përmasa shqetësuese.
Qytetari shprehet se çarja ka arritur në gjerësi dhe thellësi të konsiderueshme, rreth 4-5 cm, dhe që prej më shumë se dy muajsh nuk është ndërhyrë nga institucionet përgjegjëse. Ai thekson se kjo gjendje vë në rrezik jetën e banorëve të zonës, si dhe turistëve që vizitojnë liqenin.
Për të parandaluar aksidentet e mëtejshme, banorët kanë ndërmarrë vetë një masë emergjente duke mbushur çarjen me gurë, pasi nuk kanë marrë asnjë reagim zyrtar nga bashkia. Qytetari kërkon ndërhyrjen urgjente të autoriteteve përkatëse pasi çarja po zgjerohet dhe rreziku po rritet dita-ditës.
Denoncimi i qytetarit:
"Pershendetje! Eshte nje rast shqetsues ne fshatin Gjinar,Elbasan ku tek liqeni kan filluar carjet e asfaltit ne permasa madhore rreth 4-5 i thell duke ven keshtu jeten e banorve dhe turstive qe e vizitojn ne rrezik. Sic e shikoni ne video carja ka me shume se 2 muaj dhe nuk eshte marrë asnje mase por banoret kan marre masa duke mbushur carjen me gure per parandalimin e aksidenteve! Ju lutem publikojeni qe te merren masa sepse carja do vazhdoj qe te zgjerohet! Ka me shume se 2 muaj ne kete gjendje"