Rama emëron zare kryesore për mediat Jonida Shehun

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 02.02.2026, 13:46

Gazetarja Jonida Shehu është rekrutuar si zarja zëvendësuese e Endri Fugës, pasi ky i fundit po shijon jetën në Indonezi.

Kujt ia kishte marrë mendja që Shehu ishte kaq pranë Ramës, pavarësisht se një jetë e kemi parë në mediat rilindase... Rama ka emëruar këtë të fundit këshilltare për mediat në Kryeministri.

Emërimi i saj u bë publik këtë të hënë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, e zhvilluar në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Mbledhja nisi rreth orës 11:15 dhe ishte kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ai që njoftoi zyrtarisht vendimin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit