Një atentat i ndodhur një natë më parë në Lezhë la të plagosur 30-vjeçarin Sokol Daci, pronar i një berberhane, i cili fatmirësisht ka mbetur jashtë rrezikut për jetën. Hetimet e deritanishme tregojnë se Daci nuk ishte shënjestër e sulmit, por brenda lokalit ndodheshin edhe katër persona të tjerë.
Burimet policore bëjnë me dije se shënjestra e vërtetë dyshohet të ketë qenë Merando Nikulaj, 21 vjeç, nip i Ardian Nikulajt, i ekzekutuar nga portugezi Ruben Saraiva në një vrasje të organizuar me paramendim. Nikulaj nuk është kapur ende nga policia, ndërsa po kryhen kontrolle në disa biznese dhe banesa për ta lokalizuar dhe marrë në pyetje.
Nga kamerat e sigurisë rezulton se gjatë largimit ai ka pasur vështirësi në ecje, duke shtuar dyshimet se mund të jetë plagosur gjatë sulmit. Raste të tilla rikthejnë kujtimet e vrasjes së Ardian Nikulajt, ku urdhërues dyshohet të ketë qenë Edmond Haxhia, i cili planifikoi ekzekutimin bashkë me shtetas të huaj, duke monitoruar lëvizjet e Nikulajt për ditë me radhë.