“Në makinetat e Fakultetit të Shkencave Sociale shiten produkte të skaduara”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.02.2026, 13:13

Një studente e Fakultetit të Shkencave Sociale i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një problematikë që e ka hasur shpesh herë.

Ajo shprehet se në makinetat automatike ku shiten produkte ushqimore, ka rastisur disa herë artikuj të skaduar. Sipas saj kjo situatë është e përsëritur dhe e dëmshme, pasi konsumatorët që janë më së shumti studentët mund të rrezikojnë shëndetin pa e ditur. Studentja thekson se produktet e skaduara nuk duhet të lejohen të mbeten në qarkullim, pasi kjo cenon sigurinë ushqimore dhe besimin e konsumatorëve.

Ajo u bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të kryejnë kontrolle të rregullta dhe të vendosin masa sanksionuese ndaj operatorëve që nuk respektojnë afatet e skadencës. Sipas saj, një monitorim më i rreptë dhe ndërgjegjësimi i përgjithshëm do të ndihmonin në parandalimin e rasteve të ngjashme në të ardhmen.

Denoncimi i studentes:

Përshëndetje! Jam studente e fakultetit te Shkencave Sociale dua të raportoj një problematikë të hasur shpesh pasi në makinetat ku shiten gjëra për të ngrën është e disata herë qe rastis në produkte te skaduara mendoj se duhet të merren masa

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit