Rikthehet në Instagram JOQ Albania, misioni nuk ndalet!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 02.02.2026, 12:56

Bllokimi për herë të 187-të i JOQ Albania dhe rikthimi i saj në Instagram nuk janë rastësi, por dëshmi e qartë se po godasim aty ku duhet.

Që nga viti 2019, JOQ është vënë vazhdimisht në shënjestër me bllokime domain, kufizime në Facebook, Instagram, TikTok, YouTube, WhatsApp, si dhe kërcënime të hapura e gjuhë agresive ndaj një zëri mediatik që nuk i ulet në gjunjë askujt.

Kur pushteti shqetësohet, reagimi i parë është censura, e kur e vërteta dhemb, përgjigja është bllokimi.

Pengesat nuk na ndalin, por përkundrazi, na japin të drejtë.

Çdo sulm ndaj JOQ është një vulë që konfirmon se rruga jonë është e drejtë dhe se puna jonë ka ndikim real në Shqipërinë e vogël e të korruptuar, por me një popull me zemër të madhe.

Në çdo tentativë për heshtje, informimi do të vazhdojë përmes @joqnews, për të garantuar vazhdimësinë, transparencën dhe lirinë e fjalës.

Faleminderit për mbështetjen! 🙏

Misioni është përjetësisht i pandalshëm!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit